SHBA – Blinken: Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 mars /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar forcat ruse në Ukrainë për kryerjen e krimeve të luftës një muaj pasi Moska nisi pushtimin e saj me zotimin se kishte në shënjestër vetëm objektet ushtarake.

“Bazuar në informacionin e disponueshëm aktualisht, qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken përmendi shkatërrimin e ndërtesave të banimit, shkollave, spitaleve, qendrave tregtare dhe infrastrukturës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken tha se ka patur raporte të shumta të besueshme “për sulme që shënjestronin civilët, si dhe mizori të tjera”, ku taktikat e luftës së Rusisë kanë qënë të ngjashme me ato që përdori në Çeçeni dhe Siri.

“SHBA-ja do të ndihmojë aleatët dhe institucionet ndërkombëtare në ndjekjen penale të shkelësve në vendet e duhura ligjore”, tha ai.

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte” dhe “diktator vrasës” javën e kaluar, komente që zemëruan Moskën duke i dërguar ambasadorit të SHBA-së në Moskë një letër ankese. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like