SHBA – Biden dhe Xi në bisedën e parë telefonike që nga takimi i nëntorit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 prill /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan sot një bisedë telefonike, për herë të parë që nga takimi i tyre në Kaliforni në nëntor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Pas një viti heshtjeje të plotë, të dy presidentët u takuan personalisht nëntorin e kaluar pranë San Françiskos për të stabilizuar marrëdhëniet e tensionuara. Ata premtuan se do të vazhdonin me telefonata të rregullta – një marrëveshje që më në fund u respektua.

Një përfaqësues i rangut të lartë i qeverisë amerikane tha se pas bisedës telefonike presidenciale pritej një dialog i mëtejshëm në nivel kabineti.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka planifikuar të udhëtojë sërish në Kinë, së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në javët në vijim.

Gjithashtu janë planifikuar vizita të anëtarëve të qeverisë kineze në SHBA. Gjithashtu, së shpejti do të ketë edhe një telefonatë mes ministrave të Mbrojtjes të dy vendeve.

Marrëdhënia midis dy ekonomive më të mëdha në botë ka qenë prej kohësh e tensionuar, pjesërisht për shkak të sanksioneve ekonomike kundër Pekinit dhe frikës në Perëndim se ushtria e Kinës mund të pushtojë Tajvanin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like