SHBA – BB: Ekonomia ukrainase do të bjerë 35 për qind në vitin 2022

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 5 tetor /ATSH-AA/ – Banka Botërore ka parashikuar se ekonomia e Ukrainës do të shënojë rënie për 35 për qind në vitin 2022 për shkak të shkatërrimit të kapaciteteve prodhuese, dëmtimit të tokës bujqësore dhe uljes së aktivitetit të fuqisë punëtore.

Sipas një deklarate të Bankës Botërore, vlerësohet se më shumë se 14 milionë persona janë zhvendosur në vend për shkak të luftës.

”Vendi ka nevojë për të paktën 349 miliardë dollarë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin në të gjithë sektorët social, të prodhimit dhe të infrastrukturës”, nënvizoi banka.

Nënkryetarja e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, Anna Bjerde tha se “invazioni rus në Ukrainë ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha të zhvendosjes njerëzore dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në jetën njerëzore dhe ekonomike”.

Ajo u shpreh se “Ukraina vazhdon të ketë nevojë për mbështetje të madhe financiare përderisa vazhdon lufta e panevojshme si dhe për projektet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit që mund të nisin shpejt”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMerr jetë Kampusi i ri i Universitetit Bujqësor të Tiranës

You may also like