SHBA – Austin infektohet për herë të dytë me Covid-19

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është vetë-izoluar në shtëpi, pasi ka rezultuar për herë të dytë pozitiv me korona virus, njoftoi sot ai.

Austin, i cili bëri të ditur se po përjeton simptoma të lehta të sëmundjes, do të qëndrojë në karantinë për pesë ditë, sikurse përcaktohet në protokollet amerikane të shëndetësisë.

“Do të vazhdoj të ushtroj të gjithë autoritetin dhe do do të vazhdoj me kalendarin normal të punës në mënyrë virtuale”, deklaroi ai.

Ai shtoi se takimi i fundit me Presidentin Joe Biden ishte në fund të muajit të kaluar.

Austin, i cili është vaksinuar edhe me të dyja dozat përforëcuese, ka qeë i infektuar më parë me Covid-19 në muajin janar.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like