Shasha: Presidenti Vuçiq mban konferencë për shtyp, me siguri do të jetë një akt tjetër i viktimizimit politik të tij

by admin
Spread the love

Njohësit e çështjeve politike, Demush Shasha përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot duke filluar nga ora 13:30 Presidenti Vuçiq do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me dialogun.

Madje, ai tha se konferenca me siguri do të jetë një akt tjetër i viktimizimit politik të Vuçiqit për qëllime të brendshme politike, prandaj të gjitha mesazhet që do të vinë sot nga Vuçiqi duhet parë ekskluzivisht nga prizmi i nevojave të tij personale politike.

Postimi i plote:

Sot në ora 13:30 Presidenti Vuçiq do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me dialogun. Konferenca me siguri do të jetë një akt tjetër i viktimizimit politik të Vuçiqit për qëllime të brendshme politike, prandaj të gjitha mesazhet që do të vinë sot nga Vuçiqi duhet parë ekskluzivisht nga prizmi i nevojave të tij personale politike. Dhe pjesë thelbësore e këtij cirku politik është viktimizimi personal i Vuçiqit dhe zmadhimi i armiqve kundër të cilëve Serbia lufton. Së fundi edhe këtë javë kur përfundoj takimet në Bruksel Presidenti Vuçiq cilësoj se kjo ishte “ditë e rëndë” për Serbinë. Se si mund cilësohet diskutimi për gjëra të thjeshta sikur tabelat e veturave gjë e rëndë mbetet mister. Por për të kuptuar këtë cirk dhe viktimizim politik të Vuçiqit ja një përmbledhje e paralajmërimeve për “ditë të rënda” të Vuçiqit:

“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 11 qershor 2015.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 maj 2017.“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 15 nëntor 2017.

“Para nesh është një periudhë vendimtare dhe gjithsesi e rëndë”, 4 maj 2018.

“Para nesh është një periudhë tmerrësisht e rëndë”, 16 prill 2019.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 18 qershor 2020. “Para nesh është një periudhë e rëndë”, 10 korrik 2020.

“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 24 janar 2021.

“Para nesh është një periudhë shumë e rëndë”, 23 shkurt 2021.

“Dy-tre ditë të ardhshme do të janë ditët e mia më të rënda”, 31 maj 2021.“Para nesh është një periudhë e rëndë”, 11 maj 2022.“Sot ishte një ditë e rëndë”, 18 gusht 2022.

You may also like