Shaqiri la Lyonin për MLS – në Zvicër fillojnë ta kritikojnë

by admin
Spread the love

Duket se tashmë Xherdan Shaqiri do të fillojë një aventurë të re në futboll, kësaj radhe në MLS, transmeton Insporti.

Sipas raportimebe, klubi amerikan i Chicago Fire, ka arritur marrëveshje me klubin dhe lojtarin për transferimin e tij.

Në gazetën “Ticino” u flit për vazhdimin e karrierës së Xherdan Shaqirit në moshën 30-vjeçare në MLS, te Chicago Fire. Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe, ka folur për këtë çështje shumë i irrituar.

“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mundc të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës. Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare. Ai do të vinte gjithmonë me vonesë nga Amerika për t’u grumbulluar me kombëtaren e tij. Shaqiri gjithmonë ka qënë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit.

Ai ka luajtur në klube të mëdha si Inter,Bayern Munich dhe Liverpool, por kurrë nuk ka patur merita kur klubet fitonin trofe”, kështu është shprehur i irrituar Rossini

You may also like