Shala e quan të vonuar vendimin për gjendje emergjente për rrymën

by admin
Spread the love

Deputeti
i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit ku
po diskutohet vendimi i Qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji
elektrike, e ka cilësuar si të këtë vendim si të vonë, raporton Ekonomia Online.

Shala
shtoi se në seancën e kaluar kanë kërkuar që vendi të shpallë gjendjen
emergjente energjetike

“Është
e vërtetë që në seancën e kaluar ne e kemi kërkuar një vendim të tillë, por sot
para nesh e kemi një vendim shumë të vonuar”.

“Do
të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme e do të na shoqëronte
me një arsyetim me të thukte për sfidat e rrethanat që ne sot të pajtoheshim
apo jo për një krizë emergjente”.

“Kërkuam
që vendi ta shpallë mbi bazën e fakteve dhe veprimeve që janë ndërmarr
paraprakisht”, ka thënë ai.

“Ky
vendim duhet të kthehet dhe të diskutohet edhe më gjerësisht. Ju vetëm po e
legalizoni. Po doni t’i mbroni disa operatorë turk dhe këtë nuk mund ta
mohoni”, ka thënë Shala.

You may also like