Shakohoxha po bëhet gati për zgjedhjet për kreun e FSHF-së, zgjedh pikën e fortë të Kombëtares për t’i dërguar ‘sinjale’ Dukës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dritan Shakohoxha pritet të kandidojë për president të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gazetari i njohur sportiv, i larguar prej disa muajsh nga bota e komentit, dëshiron të kontribuojë sërish, por këtë herë në një mënyrë tjetër. Në muajin shkurt priten të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku një nga kandidatët do të jetë pikërisht Shakohoxha.

Së fundmi ai është shfaqur mes tifozëve kuqezi në ndeshjen Shqipëri – Poloni, përfunduar me rezultatin 0-1.

Siç duket Shako ka edhe mbështetjen e tyre për këtë nismë të re që do të marrë vitin e ardhshëm.

Prej vitesh ka kontribuar në futboll si komentator, duke u bërë një nga zërat më të preferuar të sportdashësve. Por, si çdo fillim e ka një fund dhe kësisoj gazetari i njohur zgjodhi të largohej për të rivalizuar Armand Dukën për kreun e Federatës.

You may also like