Sfidat e fundit të grupit J, publikohen formacionet e Lihtenshenj-Luksemburg, Portugali-Islandë e Bosnje-Sllovaki

by admin
Spread the love

Pas grupeve, G e F, mbrëmjen e kësaj të diele, spiarin e kësaj faze kualifikuese do e ulin dhe pjestarët e grupit J, grup në të cilin është “vulosur” gjithçka, si të kualifikuarit, që janë Portugalia e Sllovakia, si dhe vendi i parë i grupit që i takon “luzitanëve”, me plot 9 fitore në 9 ndeshjet e regjistruara.

Kështu, në “Estadio Jose Alvalade”, të Lisbonës, “luzitanët” presin Islandën dhe tekniku Roberto Martinez, nuk ka lënë asnjë në stol për këtë sfidë, teksa duket që kërkon një tjetër goleadë, me majën e sulmit që udhëhiqet nga 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Ndërkaq, në sfidat e tjera të këtij grupi, të cilat zhvillohen thjesht për formalitet, Sllovakia do të udhëtojë drejt transfertës së Bosnje Hercegovinës, ndërsa Luksemburgu do të përballet në Vaduz, me “fqinjët” e Lihtenshtejnit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Lihtenshtenj – Luksemburg 

Portugali – Islandë

Bosnje Hercegovina – Sllovaki

You may also like