Sfidat e atletikës! Kreu i federatës: Sport që do rigjallëruar

by admin
Spread the love

Vetëm 10 ditë në krye të federatës shqiptare të atletikës, Taulant Stërmasi është në kulmin e vrullit për aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që duhet të zhvillojë ky sport.

Paralelisht me kampionatet ballkanike apo lojërat olimpike europiane dhe kampionatet kombëtare për të rinj dhe të rritur, një nga domosdoshmëritë kryesore aktuale për të është rivitalizimi i këtij sporti në numra trajnerësh dhe sportistësh.

“Duhet të jemi patjetër në programin e vitit 2024 për të future atletikën në shkolla. Dhe po identifikojmë që tani trajnerët e shkollave me profil atletike që të paktën në vitin e ardhshëm ky sport të zhvillohet në 20 shkolla të Shqipërisë”, tha Taulant Stërmasi, president i Federatës Shqiptare të Atletikës.

Ndërkohë që kërkohen trajnerë dhe sportistë, atletika në vendin tonë ka humbur bazën, infrastrukturën e saj, pasi pistat dhe këndet e zhvillimit të disiplinave të këtij sporti mungojnë.

“Nëse flasim për pistat e tartanit e standard ajo kushton shumë rreth 600 mijë euro, ndërkohë që ne do të mundohemi të kërkojmë që pjesë e projekteve të stadiumeve të reja të ehe atletika. Por ne nuk mund të presim dot 7-8 vite sa të përfundojnë projektet e reja të stadiumeve, por duhet të mos synojmë vetëm vrapimet. Duhet të shohim për kërcime për hedhje”, tha Stërmasi.

Me emërimin e tij si president, Stërmasi ka lënë vetëm në këtë sprint final të karrierës së sajë Luzia Gegën, nga ana tjetër dënimi i ish-presidenti Gjergj Ruli lë Izmir Smjalin gjithashtu pa trajner.

“Për Luizën jemi duke parë për trajner të huaj që të kenë patur të paktën një kampione bote, gjithashtu edhe për Izmirin jemi duke kërkuar trajner por problem I tij është që sapo është rikthyer nga një dëmtim dhe duhet të marrë pjesë sa më shpejt në garat për të arritur për olimpiadën e vitit të ardhshëm. Luiza dhe Izmiri janë në kulmin e karrierës dhe duhet të jemi gati për çdo nevojë që kanë”, theksoi ai.

Në olimpiadën e shkuar Shqipëria mori pjesë me 2 sportist, Luiza Gegën e kualifikuar dhe Izmir Smajlajn me ftesë, po në këtë olimpiadë.

“Luiza me 99% e ka siguruar kualifikimin me normën e saj, ndërkohë që për Izmirin do të përpiqemi shumë dhe besoj do t’ja dalë me rezultatet e garave të dimrit dhe të fillimit të vitit të ardhshëm. Gjithashtu kemi edhe Franko Burrajn i cili ka arritur të përmirësohet shumë në këto vitet e fundit dhe të thyejë të gjitha rekordet kombëtare që deri më parë konsideroheshin të pathyeshme”, tha Stërmasi.


Top Channel

You may also like