Sërish shtrenjtohet dizeli – TV SHENJA

by admin
Spread the love




Komisioni Rregullator përt Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,31% në raport me vendimin e datës 22.8.2022.

Sipas vendimit dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për 3 denarë, ndërsa çmimet e benzinës dhe mazutit nuk ndryshojnë.

Nga data 25.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS95 – 89,00 (denarë/litër)

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS98 – 91,50 (denarë/litër)

Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 96,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU – 51,686 (denarë/kilogram)


You may also like