Sërish i njëjti protagonist, Uruguai dyfishon përballë Ganës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ganë-Uruguai 0-2

31′ Sërish i njëjti autor, De Arrascaeta shënon në mënyrë spektakolare

26′ Goooool! Uruguai ndëshkon Ganën, Suarez godet dhe më pas është De Arrascaeta që shtyn topin në rrjetë

23′ Shansi i artë për Nunez, goditja e sulmuesit largohet nga Salisu kur po i drejtohej rrjetës

21′ Gana humbet shansin e artë, A. Ayew gabon 11-metërshin

16′ Kudus rrëzohet në zonë pas një kontakti me portierin Rochet, fillimisht akordohet pozicion jashtë loje, por më pas VAR ndryshon vendimin e arbitrit gjerman Siebert. Penallti për Ganën

Ndeshja mes Ganës dhe Uruguait në Grupin H, pritet të rezultojë një betejë e vërtetë në fushë. Të dyja skuadrat kërkojnë kualifikimin për në raundin pasardhës me përfaqësuesen afrikane që është më e avantazhuar duke qenë se luan për dy rezultate nga tre të mundshme. Aktualisht, Gana është në kuotën e tre pikëve dhe mban vendin e dytë në grup, ndërsa Uruguai është me një vetëm një pikë dhe vlen të theksohet se ende nuk e ka shënuar golin e parë në këtë Botëror.

Sa i takon formacioneve, në fushë zbresin lojtarët më të mirë të mundshëm teksa sulmin e Uruguait e udhëheq Luis Suarez me Darwin Nunez ndërsa Valverde dhe Bentacur kanë çelësat e mesfushës. Nga ana tjetër, Gana i beson emrave me eksperiencë si Salisu, Thomas Partey, Ayew, talentit Kudus dhe sulmuesit Williams.


Top Channel

You may also like