Serie A vazhdon sot me tri ndeshje/ Roma me mungesa të shumta, Milan kundër vendit të fundit

by admin
Spread the love

Në xhiron e 26’të të Serie A sot do të zhvillohen tre duele mjaft interesante. Sampdoria pret Empolin , Roma është nikoqir i Veronas dhe Milan mysafir i Salernitana, transmeton Gazeta Metro.

Me fillim nga ora 18:00 Roma në një duel mjaft të vështirë në ‘Olimpico’ pret Veronan e vendit të 9’të, e cila ka vetëm katër pikë më pak se ‘Giallorosët’ të cilët janë në vendin e 7’të.

Jose Mourinho ka zbuluar dje në një konferencë për shtyp se do të jenë të hendikepuar pasi nuk do të kenë 9 futbollistë në dispozicion për ndeshjen e sotme. Gjithashtu edhe i shumëkërkuari i klubeve europiane, Nicolo Zaniolo është raportuar se është në dyshim për sot.

Në 20:45 në ndeshjen e fundit të ditës së sotme në Serie A, Milan e vendit të parë është mysafir i vendit të fundit, Salernitanas. Skuadra e Stefano Piolit në letër duket se nuk do të ketë përballje të vështirë sonte , edhe duke marrur parasysh faktin që nuk dinë për humbje si mysafir në gjashtë ndeshjet e fundit.

Ndërsa me fillim nga ora 15:00 Sampdoria do të përballet me Empolin.

You may also like