Serie A tre ditë në Oversport: Napoli-Milan supersfida, Juve e Inter të “dënuar”

by admin
Spread the love

Serie A nuk humb kohë dhe që nesër, të premten, rikthehet në ekranet tuaja përmes Oversport në Shqipëri e Kosovë. Të parët zbresin kampionët në fuqi të Italisë, Interi që është në kërkim të fitores dhe këtë herë nuk duhet të falë kundër Salernitana të vendit të fundit.

Ekipi sard ka surprizuar Milanin më parë dhe në kampin zikaltër sigurisht që nuk do ta marrin lehtë. Nëse ndodh, do ishte gabimi më i madh. E shtuna më pas sjell tre duele të tjera, me Udinese-Sampdoria që zhvillohet në orën 15:00. Tri orë më pas është në program një nga ndeshjet më interesante të javës.

Roma-Atalanta në “Olimpico” pritet me interes. Dueli i parë mes tyre ka dhuruar spektakël dhe gola, ndërkohë që tre pikët janë jetike për të vijuar betejën për një vend në katërt më të mirat e Serie A. Mbrëmja mbyllet në Sardenjë, aty ku Cagliari pret Lazion dhe takimi nis nga ora 20:45.

E diela është edhe me më shumë impenjime, pasi duelet nisin që në mesditë. Genoa përballet me Empolin e shqiptarëve, nga ora 12:30, kurse në orën 15:00 zhvillohet tre ndeshje. Fiorentina-Verona është një duel interesant, ndërkohë që do të luhen edhe Venezia-Sassuolo dhe Bologna-Torino.

Juventusi, që ka formën më të mirë gjatë javëve të fundit, do të presë në shtëpi Spezian e Rey Manajt, i cili rikthehet nga pezullimi. Sigurisht bardhezinjtë duan vetëm tre pikët, në këtë duel që luhet nga ora 18:00.

Mbrëmja më pas ka sfidën më të rëndësishme të javës. Napoli i vendit të parë, me pikë të barabarta me Milanin që e pret në “Diego Maradona”, do të kërkojë triumfin e dytë nga kuqezinjve këtë sezon. Skuadra e Piolit nga ana tjetër ka të njëjtin objektiv dhe pritet një sfidë shumë e luftuar. / oversport.tv

You may also like