Serie A rekord për huazimet: Atalanta pa rivalë, Sassuolo në podium

by admin
Spread the love

FIFA nga 1 korriku i vitit 2022 do të kufizojë numrin e huazimeve që klubet mund të bëjnë. Nga kjo datë, deri më 30 qershor 2023 klubet mund të huazojnë ose të marrin në huazim maksimumi deri në tetë futbollistë.

Ky numër do të vijë në ulje, duke lejuar deri në 6 huazime në sezonin 2024/25. Përveç kësaj, mes dy klubeve nuk mund të ketë më shumë se tre huazime, të marra ose të dhëna. Për klubet italiane do të jetë pak problem, pasi këtë formulë e përdorin në masë.

“The European Club Footballing Landscape” ka analizuar numrin e huazimeve në hyrje dhe në dalje dhe Serie A mban vendin e parë. Kampionia është Atalanta, që numëron 60 operacione huazimesh që përfshijnë 54 lojtarë. Mes tyre ka lojtarë që janë huazuar në dy klube të ndryshme.

Vendin e dytë në Europë e mban Dinamo Zagreb, me 46 transaksione ku janë përfshirë 38 lojtarë. Podiumin e mbyll një tjetër klub i Serie A, Sassuolo, që ka bërë 46 huazime, dy më shumë se Manchester City i vendit të katërt.

Fiorentina, Genoa, Juventusi, Interi dhe Napoli janë gjithashtu pjesë e dhjetëshes së parë, së bashku me londinezët e Chelsea. Lazio, Sampdoria dhe Udinese janë tre klubet e tjera italiane, që janë në mes të 20 klubeve europiane me më shumë huazime.

KLUBET ME MË SHUMË HUAZIME NË EUROPË

1.Atalanta                                           60 huazime (54 futbollistë)

2.Dinamo Zagreb                              46 huazime (38 futbollistë)

3.Sassuolo                                           46 huazime (36 futbollistë)

4.Manchester City                           44 huazime (40 futbollistë)

5.Fiorentina                                        43 huazime (39 futbollistë)

6.Genoa                                               40 huazime (35 futbollistë)

7.Chelsea                                            39 huazime (38 futbollistë)

8.Juventus                                          39 huazime (35 futbollistë)

9.Inter                                                  37 huazime (33 futbollistë)

10.Napoli                                            35 huazime (30 futbollistë)

/ oversport.tv

You may also like