Serie A në Oversport: Sot nis java e fundit, Roma luan ndeshje delikate në Torino

by admin
Spread the love

Do të startojë sot java e 38-të dhe e fundit e Serie A me një sfidë shumë delikate për Romën. Në orën 20:45 ekipi i Mourinhos do të përballet në transfertë me Torinon ku fitorja është një detyrim. Roma është në vend të gjashtë po në rast të një hapi fals ajo rrezikon të humbasë kupat europiane për sezonin tjetër.

Ndërkohë që akoma edhe më delikate sfidën e bën finalja e të mërkurës në Tiranë, ku Roma do të përballet me Feyeenord për trofeun e Conferece League. Mourinho është shprehur se nuk i ka kushtet për të bërë një rotacion të madh në ekip, ndërsa ka edhe disa mungesa.

Kështu nga minuta e parë pritet të nisin ndeshjen dy shqiptarët Etrit Berisha dhe Marash Kumbulla. Nuk do të ketë një fanellë titullari këtë herë për Mërgim Vojvodën, ndërsa vendin e tij do ta zëjë Ansaldi.

Edhe Nicolo Zaniolo nuk është rikuperuar dot në kohë së bashku me Henrikh Mkhitaryan dhe Chris Smalling.

Formacionet e mundshme

TORINO (3-4-2-1): Berisha; Izzo, Zima, Rodriguez; Aina, Lukic, Mandragora, Ansaldi; Praet, Brekalo; Belotti

ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Niles, Veretout, Oliveira, Spinazzola; Pellegrini; Shomurodov, Abraham

/oversport.tv

You may also like