Serie A në Oversport/ Napoli kërkon vazhdimësi përballë Fiorentinës, luhen edhe tre sfida të tjera

by admin
Spread the love

Serie A do të ulë sot siparin e javës së tretë, një kompeticion që keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Do të luhen sot katër ndeshjet e mbetura të kësaj jave ku gjithçka do të kulmojë në mbrëmje me sfidën Fiorentina-Napoli.

Megjithatë, sfidat e kësaj të diele do të startojnë në orën 18:30 me përballjet Salernitana-Sampdoria dhe Hellas Verona-Atalanta. Ekipi i Gasperinit kërkon të vazhdojë performancat e mira në këtë start sezoni dhe kërkon fitoren përballë Veronës. Këta të fundin ende nuk kanë marrë fitoren e parë në Serie A dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë faktorin shtëpi për të surprizuar Atalantës.

Në sfidën tjetër Salernitana dhe Sampdoria vazhdojnë të kërkojnë tre pikëshin e parë në këtë edicion. Asnjë ekip nuk shihet si favorit në këtë takim, ndërsa fitorja kërkohet nga të dyja kampet.

Në mbrëmje, në orën 20:45 Napoli i Spallettit kërkon fitoren e tretë radhazi në po kaq javë, por këtë herë përballë ka Fiorentinën që nuk është aspak një kafshatë e lehtë. Të besuarit e Spallettit do të luftojnë për pikë të plota, ndërsa nga ana tjetër Fiorentina kërkon ta surprizojë njësoj si sezonin e kalur.

Po në 20:45 Lecce do të presë në shtëpi Empolin e Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit. Lecce ende nuk ka marrë asnjë pikë në këtë sezon dhe kundër Empolit do të provoj të arrijë një rezultat pozitiv. Nga ana tjetër edhe Empoli është në kërkim të fitores së parë në këtë sezon. /oversport.tv

You may also like