Serie A në Oversport, Juvja udhëhiqet nga Vlahovic, Napoli kërkon të përfitojë

by admin
Spread the love

Supersfida Inter-Milan dhuroi emocione pafund në Oversport, dhe sot është radha që këto emocione të na i dhurojnë ndeshjet e tjera të javës së 24-t.

E diela do të nisë me Atalanta-Cagliari në orën 12:30. Ekipi i Gasperinit kërkon të përfitojë nga derbi dhe të ngushtojë diferencën me kryesuesit, dhe kundër Cagliarit të vendit të 17 duke ndeshja perfekte. Nga ana tjetër, Cagliari ka bërë mirë ndeshjet e fundit dhe mund të surprizojë.

Formacionet e mundshme

Më pas do të jenë tre sfida në orën 15:00. Edhe Napoli ka shansin e artë për të përfituar nga derbi dhe kundër Venezias, është një ndeshje e lehtë në letër. Megjithatë, ekipi i Spallettit ka zhgënjyer disa herë kundër ekipeve të vogla, dhe kjo ndeshje mund të shkaktojë probleme.

Formacionet e mundshme

Bologna do të presë në shtëpi Empolin e shqiptarëve, në një sfidë ku Bajrami dhe Ismajli pritet ta nisin si titullarë.

Formacionet e mundshme

Ndeshja tjetër e orës 15:00 është Sampdoria-Sassuolo. Marco Giampaolo kërkon fitoren e parë në rikthimin e tij te Sampdoria, por Sassuolo nuk është një kafshatë e lehtë.

Nga ana tjetër, Sassuolo kërkon të përfitojë nga momenti i dobët i xhenovezëve dhe të rrëmbejë tre pikët.

Formacionet e mundshme

Në orën 18:00 Udinese pret në shtëpi Torinon. Objektivi është i njëjtë për të dyja ekipet, fitorja. Megjithatë, ndeshjet e fundit flasin në favor të ekipit të Juric që tashmë po i jep formën e tij Torinos.

Formacionet e mundshme

Sfida Juventus-Hellas Verona është ndeshja përmbyllëse këtë të diel dhe do të startojë në orën 20:45. “Zonja e Vjetër” ka shumë arsye pse tre pikët janë një domosdoshmëri.

Humbja e Interit i jep mundësinë të ngushtojë diferencën me kreun, ndërkohë që blerjet e reja duhet të provojnë veten. Dusan Vlahovic pritet ta nisë si titullar sfidën, ndërkohë që të gjithë presin golat e tij.

Megjithatë Verona ka ditur ta surprizojë Juventusin ndeshjet e fundit dhe diçka të tillë mund ta bëjë edhe sot. /oversport.tv

Formacionet e mundshme

You may also like