Serie A në Oversport/ Java e tetë mbyllet me sfidën Verona-Udinese

by admin
Spread the love

Sporti nuk ndalet kurrë në Oversport dhe Tibo dhe ditën e sotme do të luhet sfida e fundit e javës së tetë të Serie A. Ndeshja do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport 1.

Kështu Udinese e cila është një prej surprizave të bukura të këtij sezoni, kërkon të fitojë për të vazhduar prallën që ka nisur. Pesë ndeshjet e fundit i ka të gjitha fitore, dhe në Udine dëshirojnë me ngulm që ta vazhdojnë këtë trend.

Megjithatë, përballë ka Veronën, një ekip që mund t’i hapë probleme gjithkujt. Starti i sezonit me teknikun Cioffi nuk ka qenë ai që pritej dhe një fitore ndaj Udineses do të ngrinte moralin në ekip. I sigurt megjithatë është sepktakli sepse janë dy ekipe që dinë të dhurojnë emocion dhe të luajnë bukur. /oversport.tv

Formacionet e mundshme

VERONA (3-4-1-2): Montipò; Hien, Gunter, Ceccherini; De Paoli, Veloso, Tameze, Doig; Lazovic; Verdi, Lasagna.

UDINESE (3-5-2): Silvestri; Becao, Bijol, Perez; Pereyra, Lovric, Walace, Makengo, Udogie; Beto, Deulofeu.

You may also like