Serie A në Oversport: Interi kundër Salernitanës për të mposhtur krizën

by admin
Spread the love

Serie A rikthehet në Oversport të luajë javën e 28-të të Serie A. Do të jenë kampionët në fuqi Interi ata që do të hapin siparin e kësaj jave. Zikaltrit do të përballen në “Giuseppe Meazza” kundër Salernitanës së vendit të fundit.

Ekipi i Inzaghit është në krizë rezultati dhe golash dhe kërkon që të rikthehet te tre pikët kundër Salernitanës. Nga ana tjetër, tre pikët janë detyrim për Interin nëse dëshiron të përfitojë nga sfida Napoli-Milan dhe të qëndrojë në garë për titull.

Për sa i përket formacionit, priten ndryshime të rëndësishme te të besuarit e Inzaghit. Në mbrojtje Ranocchia pritet të marrë vendin e De Vrij. Do të ulet në stol turku Calhanoglu dhe vendin e tij do ta marrë Gagliardini. Pushim edhe Dumfries që do të zëvendësohet nga Darmian, ndërsa në sulm pavarësisht krizës së golave, konfirmohet dyshja Lautaro Martinez – Edin Dzeko.

Salernitana nga ana tjetër vjen nga 4 barazime radhazi dhe kërkon që të gjejë fitoren me teknikun e ri. Ata gjithashtu kërkojnë të përfitojnë nga Interi në krizë për të bërë një surprizë të bukur në Milano. Mos të harrojmë se e kanë bërë më parë në shtëpi kundër Milanit.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Perisic; Lautaro, Dzeko

Salernitana (4-3-2-1): Sepe; Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri; L.Coulibaly, Ederson, Kastanos; Verdi, Perotti; Djuric

/oversport.tv

 

You may also like