Serie A në Oversport/ Gran Gol vjen live nga San Siro për Milan-Juve, transfertë delikate për Interin

by admin
Spread the love

Rikthehet Serie A në ekranin e Oversport dhe njëkohësisht rikthehet edhe emisioni “Gran Gol” drejtpërdrejtë nga Milano. Do të luhen sot 3 sfida në kampionatin italian ku sigurisht fokusi kryesor është te supersfida Milan-Juventus.

Megjithatë, përpara këtij dueli, në orën 15:00 do të shkelmojë topin e parë të javës së nëntë, Interi i cili do të ndeshet përballë Sassuolos në një transfertë delikate. 4 fitore dhe 4 humbje në 8 javët e para janë një tregues i qartë për startin e brishtë që kanë bërë zikaltrit. Megjithatë, fitorja në Champions ndaj Barcelonës ka ngritur moralin tek Interi që kërkon fitoren në këtë takim.

Nga ana tjetër Sassuolo ka treguar se di të surprizojë çdo ekip të madh dhe Simone Inzaghi nuk do ta ketë aspak të lehtë. Pritet të kthehet nga minuta e parë edhe Kristjan Asllani që debutoi si titullar për Interin në supersfidën ndaj Romës.

Formacionet e mundshme

Supersfida midis Milanit dhe Juventusit do të startojë në orën 18:00, por fillimisht më 17:30 do të startojë emisioni “Gran Gol” i cili na sjell live emocionet nga Milano me intervista ekskluzive nga yjet e ndeshjeve. Për sa i përket ndeshjes, Milani vjen në këtë duel me shumë mungesa të rëndësishme ku Pioli nuk mund të mbështetet te portieri Maignan, mbrojtësat Calabria, Florenzi e Kjaer si dhe Salemaekers e Messias në fazën ofensive. Lajm i mirë megjithatë, është rikthimi i Theo Hernandez që pritet ta nisë nga minuta e parë.

“Zonja e Vjetër” vjen nga një moment i mirë ku ka gjetur dy fitore radhazi mes Champions League dhe Serie A dhe kërkon të vazhdojë këtë trend edhe ndaj Milanit, që sigurisht do të vlente shumë edhe për moralin. Edhe statistikat mes trajnerëve flasin qartë në favor të Allegrit, me teknikun bardhezi që nuk dëshiron të humbasë më shumë terren në luftën për titull. Dueli do të jetë shumë i luftuar dhe spektakli është i garantuar.

Formacionet e mundshme

Ndërkohë që në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet sfida mes Bolognas dhe Sampdorias. Do të debutojë kështu në stolin xhenovez trajneri Dejan Stankovic që pak ditë më parë u zyrtarizua në stolin e Sampdorias. Këta të fundit nuk kanë arritur ende një fitore në këtë edicion të Serie A dhe tekniku serb kërkon ta nisë me këmbën e duhur.

Përballë megjithatë, do të ketë një ish-shok skuadre në Interin e tripletës, Thiago Motta me të cilin ka ndarë shpesh herë repartin. Motta nuk e ka gjetur ende fitoren e parë që kur është ulur në stolin e Bolognas dhe mund të përfitojë nga mungesa e stabilitetit te Sampdoria. Një sfidë mjaft interesante që do të mbyllë tre duelet e kësaj të shtune në Serie A. /oversport.tv

Formacionet e mundshme

You may also like