Serie A edhe sot në Oversport, Atalanta-Salernitana sfida përmbyllëse

by admin
Spread the love

Atalanta-Salernitana mbyll javën e 35-të të Serie A, që transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo. Skuadra e Gian Piero Gasperinit synon tre pikët, për të tentuar një vend në Europa League ose Conference League.

Çështja Champions është mbyllur matematikisht ditën e djeshme. Salernitana nga ana tjetër, pas tre fitoreve radhazi, do të futet në fushë për një tjetër rezultatet pozitiv, që të tentojë deri në fund qëndrimin në Serie A.

Gasperini pritet të hedhë në fushë një skuadër me dy sulmues, që nuk ka ndodhur shpesh. Zapata e Muriel do të jetë të mbështetur nga Pasalic pas shpine. I përzgjedhur nga fillimi është edhe Berat Gjimshiti, në prapavijë me Toloi e Demiral. / oversport.tv

Atalanta-Salernitana, formacionet e mundshme | SportMediaset

You may also like