Serie A dhe “Abissnet Superiore” në Tibo, kalendari i plotë i ndeshjeve të fundjavës në Oversport

by admin
Spread the love

Mos humbisni eventet sportive të kësaj fundjave që vijnë në kanalet Oversport të platformës Tibo. Rikthehet këtë fundjavë magjia e kampionatit italian të futbollit, me 20 skuadrat e Serie A që zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së dytë.

Por, nesër starton rrugëtimin një tjetër ekskluzivitet në Oversport dhe Tibo. Edicioni i 84-t i kampionatit shqiptar, do të nisë nesër në orën 17:00.

“Abissnet Superiore” çel siparin në “Kukës Arena” me sfidën Kukësi-Tirana, që do të transmetohet në kanalin Oversport 1 në platformën Tibo. Të shtunën do të luhen 2 ndeshje të kampionatit shqiptar, ndërsa të dielën 2 ndeshjet e tjera që do të mbyllin edhe javën e parë të “Abissnet Superiore”.

Ndërkohë që java e dytë e Serie A është e ndarë në 3 ditë: 4 takime do të luhen të shtunën, 4 të dielën dhe 2 të hënën. Në ekranin e Oversport mund të ndiqni edhe një sfidë të javës së 4-t të kampionatit skocez.

Ky është kalendari i plotë i eventeve që mund të ndiqni në kanalet Oversport të platformës Tibo këtë fundjavë:

E PREMTE / 19 GUSHT

Ora: 17:00            KUKESI-TIRANA                               OVERSPORT 2

E SHTUNË / 20 GUSHT

Ora: 13:30            HIBERNIAN-RANGERS    OVERSPORT 1

Ora: 17:00            ERZENI-VLLAZNIA            OVERSPORT 2

Ora: 18:30            TORINO-LAZIO                  OVERSPORT 1

Ora: 18:30            UDINESE-SALERNITANA                OVERSPORT 3

Ora: 19:30            PARTIZANI-EGNATIA      OVERSPORT 2

Ora: 20:45            INTER-SPEZIA                    OVERSPORT 1

Ora: 20:45            SASSUOLO-LECCE            OVERSPORT 3

E DIEL / 21 GUSHT

Ora: 17:00            LACI-TEUTA                        OVERSPORT 2

Ora: 17:00            BYLIS – KASTRIOTI           OVERSPORT 3

Ora: 18:30            NAPOLI-MONZA              OVERSPORT 1

Ora: 18:30            FIORENTINA-EMPOLI     OVERSPORT 4

Ora: 20:45            ATALANTA-MILAN          OVERSPORT 1

Ora: 20:45            BOLOGNA-VERONA        OVERSPORT 2

E HËNË / 22 GUSHT

Ora: 18:30            ROMA-CREMONESE       OVERSPORT 1

Ora: 20:45            SAMPDORIA-JUVENTUS               OVERSPORT 1

You may also like