“Sergio Ramos lider i kompletuar, ai do të bëhet kapiteni i PSG-së”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sergio Ramos nuk ka debutuar akoma me PSG-në.

Ish-kapiteni i Real Madrid po pret të zbresë në fushë me ekipin e ri, për t’i dhuruar francezëve forcë, siguri dhe eksperiencë në repartin e mbrojtjes.

Ish-lojtari i PSG-së, Jerome Rothen nuk i kursen elozhet për 35-vjeçarin spanjoll në prononcimin e dhënë për RMC Sport, ku ndër të tjera tha:

“Unë mendoj se Sergio do të bëjë diferencën sapo të rikthehet të luajë. Ai do të jetë lideri i ekipit, do të bëhet kapiteni i PSG-së.

Aktivizimi i tij në qendër të mbrojtjes, do të ndihmojë shumë Marquinhos dhe Kimpembe, ai do të paraqitet shumë mirë me të dy.

Do t’i heqë pak barrën të parit dhe do ndihmojë të dytin të jetë më pak i pasigurt. Aktivizimi i tij do jetë pozitiv sidomos për Marquinhos.

Braziliani është një lider, por ka raste kur shokët nuk e dëgjojnë, ndoshta për shkak të mungesës së respektit.

Sergio Ramos është ndryshe, ai është një lider të cilin e respektojnë, të gjithë ia dëgjojnë fjalën”, deklaroi Rothen.

 


Top Channel

You may also like