“Serbia me pozicionimin pro Rusisë është skualifikuar nga anëtarësimi në BE”

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt, ka thënë se me këtë qëndrim që po e mban Serbia karshi zhvillimeve në Ukrainë e ka humbur rastin për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai ka shpërndarë një shkrim të gazetarit gjerman Michael Martens, ku shkruan se “mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, që e bën Serbinë një “vendstrehim” për shtetin rus, ka bërë që shteti t’i bëjë vetit dëm karshi BE-së”.

“Me këtë qëndrim Serbia de facto u skualifikua nga procesi i anëtarësimit. Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona themelore”.

Mbetet për tu parë nëse të njëjtin mendim e kanë edhe instancat më të larta të unionit.

Karl Bildt, është bashkëkryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

You may also like