Serbia kërkon një seancë urgjente të KS të OKB-së – Shqip

by admin
Spread the love

Vuçiq: Kurti po bën spastrimin e heshtur etnik të serbëve nga Kosova

Presidenti serb kërkoi një takim urgjent me shefin e NATO-s Stoltenberg dhe një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pasi sipas tij duhen çarmatosur shqiptarët.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-se duhet që të kërkojë nga KFOR-i që menjëherë të bëjë çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura shqiptare në Kosovë. Gjërat atje kanë dalë jashtë kontrollit. Në Prishtinë kanë marrë vendim që të arrestojnë, vrasin apo largojnë nga Kosova serbët më aktivë që janë rezistencë ndaj regjimit të Albin Kurtit. Aksioni i persekutimit dhe spastrimit etnik të popullit serb është mirë i organizuar nga regjimi i Prishtinës dhe i përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare. Dua t’jua përsëris BE-së dhe SHBA-ve, se do të përmbushim gjithçka, por presim që të formohet bashkësia e komunave serbe dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve në Kosovë”.

Vuçiç paralajmëroi nënshkrimin javën e ardhshme të vendimit për ndalimin e eksportit të municioneve dhe armëve që prodhohen në vend pasi sipas tij serbët duhet që të përgatiten në rast agresioni ndaj tyre. Presidenti serb hodhi poshtë pretendimet e deputetes britanike Alicia Cairns, se serbët po fusin armë ilegalisht në Kosove duke përdorur ambulancë mjekësore.

Klan News

You may also like