Serbët vendor nuk i bashkohen protestës, ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit – Shqip

by admin
Spread the love

Qytetarët serb janë duke protestuar në veri të Mitrovicës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Për këtë protestë ka reaguar Blerim Vela, këshilltari i presidentes Vjosa Osmani.

Vela ka shkruar në Twitter se serbët vendor të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës.

“Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre dhe jo dhunë. Ata nuk duan të jenë mish për top për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

Ai më tej ka theksuar se gjyqtarët, policët e prokurorët në veri, po përdoren si instrument politik për të destabilizuar dhe kundërshtuar integrimin në Kosovë.

You may also like