Senatorja australiane pretendon sulme seksuale në parlamentin e vendit (fotot)

by admin
Spread the love

Senatorja e pavarur australiane Lidia Thorpe ka detajuar sot në parlament rastet kur është ndjerë e pasigurtë në parlamentin e vendit, kur sipas saj një burrë e ka ndjekur, e ka prekur dhe propozuar në mënyrë agresive.

Fjala e saj vjen një ditë pasi Thorpe akuzonte një kolegun e saj senator për “sulm seksual “, para se të detyrohej të tërhiqte komentet e saj nga kërcënimi i sanksioneve të parlamentit.

Senatori në fjalë David Van, i opozitës Liberale, është pezulluar pas pretendimeve të koleges edhe pse mohon pretendimet e saj.

Senatorja ish-Liberale tashmë e pavarur, akuzonte se Van për prekje agresive, duke thënë se sjellje të ngjashme ka pasur dhe nga njerëz të tjerë të fuqishëm në këto ambjente.

Në fjalën e saj në senat Thorpe pranonte se termi “sulm seksual” ka kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm, teksa përshkruante eksperiencat e saj në korridoret e pushteti të vendit.

“Eksperienca ime ka qenë ajo e ndjekjes, e propozimeve agresive dhe prekjeve të papërshtatshme”, ankohej senatorja.

Më herët në 2021, Van ishte detyruar të zhvendoste zyrën e tij më larg asaj të Thorpe pas ankesave të paspecifikuara, siç pranohet nga të dyja palët.

Thorpe u kishte thënë kolegëve se “kishte frikë të dilte nga zyra e saj dhe se duhet të kontrollonte që të mos kishte njerëz problematikë para se të dilte në korridor”.

“Arriti deri aty sa duhet të shoqërohesha nga dikush sa herë hyja ose dilja nga ndërtesa. Unë e di se dhe të tjera kanë pësuar gjëra të tilla por nuk kanë folur për interes të karrierës së tyre”, shtoi ajo.

Australia raportohet se ka ligje të ashpra kundër shpifjes në ambjentin parlamentar, teksa Van ka përfshirë dhe avokatët në ekzaminimin e çështjes.