Semi rrëfehet si asnjëherë më parë: Vuaj nga ankthi

by admin
Spread the love

Banorët VIP t ë shtëpisë më të famshme në Shqipëri shpesh herë janë gjendur duke rrëfyer përjetime intime. Duke biseduar me Sheilën, Semi ka ndarë dhe një detaj shumë të vështirë nga jeta e saj personale.
Ajo ka rrëfyer se prej vitesh vuan nga ankthi, dhe se kjo ka sjellë si rezultat edhe mbylljen e saj në vetvete.

‘’Jam person që dua t’i përballoj gjërat vetë dhe e kam shumë të vështirë të kërkoj ndihmë. Më kishin kapur disa herë kriza paniku por refuzoja kategorikisht që të pija ilaçe. Një ditë në makinë me Bojkenin nuk po merrja më dot frymë dhe i kërkova të shkonim në spital, atë ditë kam provuar ilaç për herë të parë.  Edhe mami im ka vuajtur nga kjo gjë dhe nuk doja ta shqetësoja’’,- tha Semi e përlotur.

Semi shtoi se e gjithë kjo gjendje ja ka vështirësuar tepër jetën, dhe si pasojë 7 vitet e fundit të saj kanë qenë të mbushura me shumë pak çaste lumturie.
Kujtojmë se mbrëmë u diskutua debati i Semit dhe Ilirit.

Iliri i tha se nuk rri dot pa Donaldin më shumë se 2 minuta, Semi nuk e priti mirë dhe i nxorri gishtin e mesit.

Ilir: Kush nuk jep respekt nuk mund të kërkoj, është femër. Nuk jemi shok, thjesht banorë të një shtëpie.

Semi: Ishte në formë shakaje, ky në shtëpi ka bërë lloj lloj shakash dhe pak si seksuale.

Ilir: Çne? Çfarë gjërash? Se mendon ti që e kanë mendjen meshkujt te ty, nuk është ashtu.

Semi: Bëra shaka, kërkova falje, nuk e pranoi faljen, okej s’ka gjë.

Ilir: Ti je kalama, mendon se kam bërë shikime seksuale ndaj teje? Nuk ta fal, je shumë larg meje. Unë bëra 1 batutë që ty të dogji aq shumë.

Donald: Unë e mora si shaka. Po mqs ky e mori kaq seriozisht po i kthehem dhe unë seriozisht. Ti Ilir me Semin e ke tepruar shumë. Kur ajo kërcente para pasqyrës po thoje: hë si është kjo, shihe si është kjo.

Ilir: Ti bën avokatin e Semit. A do reagoje për një femër tjetër kështu?

Donald: Nuk e prisja këtë nga ty plako, mendoja se e kishte marrë me shaka. Kur ben shaka prit shaka.


You may also like