Selmani: Kasami i vetmi lider shqiptar në Maqedoni që reagoi për situatën në veriun e Kosovës

by admin
Spread the love

Aktivistja e shoqërisë civile, Nafije Selamani përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se Bilall Kasami është ndër liderët e vetëm politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që ka reaguar për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Ajo ka shprehur habi se përse nuk ka reagim nga krerët e subjekteve të tjera.

Bilall Kasami, nëse nuk gaboj, është i pari kryetar nga partite shqiptare ne Maqedoni, që doli sot me qëndrim të prerë sa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe këtë duhet çmuar e vlerësuar”, ka shkruar Selmani.

You may also like