Seleksionimet e Përfaqësueseve Rajonale / Interes i lartë për “bazën” e Kombëtareve

by admin
Spread the love

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur që prej ditës së hënë seleksionimet e futbollistëve të rinj të grupmoshave U-11, U-12 dhe U-13 që do të jenë pjesë e Përfaqësueseve Rajonale. Fillimisht seleksionimet janë zhvilluar dhe përmbyllur në Tiranë e në Durrës. Për tre ditë me radhë, trajnerët e të gjitha ekipeve kombëtare zbritën në terren, duke ndjekur nga afër futbollistët e rinj të vitlindjeve 2009, 2010 dhe 2011 në ndeshjet e planifikuara nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF, me qëllim evidentimin e talenteve të rinj që në bazë.

Në seleksionimin e bërë në zonën e Tiranës u paraqitën rreth 330 futbollistëve të këtyre tre vitlindjeve, një numër relativisht më i madh se seleksionimi i bërë një vit më parë në këtë zonë. Rreth 120 lojtarë të grupmoshës U-13 treguan cilësitë e tyre në ndeshjet e zhvilluara, ndërsa në seleksionim u paraqitën rreth 110 futbollistë të grupmoshës U-12 dhe 100 futbollistë të grupmoshës U-11.

Ndërkaq, në seleksionimin e bërë gjatë tre ditëve me radhë në Durrës, u paraqitën në total 189 lojtarë për të tre këto vitlindje. Në ditën e parë të seleksionimit të zhvilluar me futbollistët e vitlindjes 2009, rreth 62 lojtarë treguan cilësitë e tyre në fushë, ndërsa në dy ditët e tjera u zhvilluan edhe seleksionime për grupmoshën U-12, ku u paraqitën 67 futbollistë dhe për grupmoshën U-11, ku u paraqitën 60 lojtarë.

Pas Tiranës e Durrësit, trajnerët e ekipeve kombëtare do të vijojnë me seleksionimet me lojtarët e këtyre grupmoshave edhe në zonat e tjera të Shqipërisë. Procesi i seleksionimit është shumë i rëndësishëm në evidentimin dhe përzgjedhjen e elementëve të spikatur, edhe në kuadër të përgatitjeve për turneun e ardhshëm të ekipeve përfaqësuese rajonale.

Lexo lajme interesante

You may also like