Sela: Tani jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e Gruevskit

by admin
Spread the love

“Zgjedhjet, qofshin ato lokale apo parlamentare, gjithmonë shkaktojnë dorëheqje. Kryeministri njoftoi se do të japë dorëheqjen. Zaev në disa raste ka dhënë premtime publike dhe nëse i kujtohet diçka është se ai nuk i mban premtimet, kështu që opozita nuk e besonte se ai realisht do të jepte dorëheqje“, tha Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela thotë se Dimitar Kovaçevskin e ka pasur rastin ta shohë në Kuvend kur është miratuar buxheti, e ka përgëzuar për pozitën e re dhe ka shprehur shpresën se do të kontribuojë për demokracinë dhe daljen nga kriza.

Tani jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e Gruevskit. Sepse atëherë kishim shpresë për ndryshim. Tani kemi një situatë më të keqe në gjyqësor. “Çdo ditë shohim që ndjekim të njëjtën logjikë, vetëm emrat kanë ndryshuar”, thotë Sela.

Ai thekson, se si vend kandidat për anëtarësim në BE duhet të kërkojmë ndihmë për gjyqësorin nga Unioni, pavarësisht se ende nuk jemi anëtar dhe nuk kemi hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit. Ai beson se dikush nga jashtë duhet të vijë për të gjykuar proceset gjyqësore për të cilat ka dyshime.

You may also like