Sela i gatshëm të bisedojë për 20 përqindëshin në kushtetutë

by admin
Spread the love




Pas  shpalljes së  rezultatevë të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veirut, ka reaguar edhe Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i cili deklanë debatin publik lidhur me Regjistrimin 2021 ka folur  edhe për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e 20%.  Sela theksoi  se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj për këtë temë. Mirëpo siç tha ai  për tema tjera Badenterin apo Balencerin  i cili është mekanizëm që ka për qëllim të ndalë mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër,  Sela dekalaroi  se nëse ndonjë aktor politik ka ndonjë mekanizëm tjetër më efikas ne do të bisedojmë. Ai gjithashtu dha një propozim për zgjidhjen e këtij problemi duke se nëse nuk ka badenter ka parlament dy dhomësh.

ZIADIN SELA-KRYETAR I ALENCAËS PËR SHQIPTARËT

“Në qoftë se më pyesni për heqjen e definicionit 20% dhe Maqedonia të definohet si shtet në të cilin ka dy gjuhë zyrtare: shqipja dhe maqedonishtja, po! Dhe unë përshëndes çdo politikan që është i gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë temë. Për temat tjera të cilat ju i hapni si Badenteri ose balancerin.

Balanceri është mekanizëm dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni. Mekanizëm i cili ka për qëllim që të ndalë majorizimin ose mbivotimin e bashkësisë etnike e cila është më pak në numër. Tani, në qoftë se ndonjë aktor politik ka në mendje ndonjë mekanizëm tjetër që ndal majorizimin dhe që është më efikas se badinteri, po ne jemi të gatshëm që të bisedojmë. Biles ne kemi edhe propozim: Në qoftë se nuk ka badinter, ka parlament dy dhomash”, deklaroi Sela. /SHENJA/


You may also like