Sekuestrohet kokainë me vlerë 80 milionë dollarë në Xhamajkë

by admin
Spread the love

Autoritetet xhamajkane kanë sekuestruar kokainë me vlerë 80 milionë dollarë që ishte fshehur në një anije në portin e Kingston, e cila është një nga kapjet më të mëdha të lëndëve narkotike në atë vend, njoftuan sot autoritetet lokale.

Anëtarët e policisë kufitare xhamajkane zbuluan një ngarkesë me lëndë narkotike të fshehur në një anije mallrash që mbërriti nga një vend i Amerikës së Jugut, por emri i anijes nuk u specifikua.

Vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 80 milionë dollarë, ndërsa në njoftimet e policisë dhe ushtrisë së Xhamajkës u konfirmua se u zbuluan më shumë se 1500 kilogramë kokainë, e cila ishte e paketuar në 50 thasë me 1250 pako secili.

Organizatat kriminale transnacionale kanë përdorur prej kohësh Xhamajkën si një qendër për operacionet e kontrabandës së armëve dhe drogës në Amerikën e Veriut dhe Evropë, duke përfshirë kontrabandën e kokainës.


Top Channel

You may also like