Sekuestrohet 100 kg kokainë në kontejner, bien në pranga shtatë persona në portin e Selanikut

by admin
Spread the love

Në një nga goditjet më të rëndësishme kundër karteleve të kokainës nga Amerika Latine, policia greke arriti të arrestojë shtatë persona të cilët kishin marrë në dorëzim 100 kilogram kokainë nga një kontejner në portin e Selanikut.

Operacioni u zhvillua në Diavata pranë Selanikut  kur policia bllokoi dy makina ku shtatë të arrestuarit mbanin sasinë e madhe të kokainës .

Sa u përket shtatë të arrestuarve bëhet fjalë për persona të njohur të shoqërisë së Selanikut që kishin përdorur makina me qira për të transportuar kokainën. Gjithashtu theksohet se në kontrollin e kryer në disa shtëpi, pas arrestimit të tyre , janë gjetur dhe konfiskuar edhe 70 mijë euro.

Kontejneri me kokainën e fshehur  ka mbërritur nga një vend i Amerikës Latine, fakt që konfirmon  edhe një herë se kartelet i kanë “vënë syrin” porteve të Athinës dhe Selanikut për t’i përdorur si bazë pritjeje për drogën që duan të trafikojnë drejt vendeve evropiane.

 

Por kësaj herë, policia që planifikoi operacionin , zgjodhi të mos e hapte dhe kontrollonte kontejnerin, por duke përdorur informacionin që kishte në dispozicion, të mbërrinte në arrestimin e marrësve të kokainës, duke hapur kështu një cikël të ri të një hetimi të madh në fushën e lufta kundër trafikut të drogës.

Edhe marsin e kaluar janë kapur dje konfiskuar nga porti i Selanikut 100 kg kokainë nga Amerika Latine, pjesë e një ngarkese gjysmë toni që ishte planifikuar nëpërmjet Selanikut të shkonte drejt Europës Qendrore.


Top Channel

You may also like