Sekuestrohen 2.2 tonë drogë në Peru/ Goditet banda e kokainës që drejtohej nga dy shqiptarë

by admin
Spread the love

Forcat antidrogë në Peru kapën të shtunën 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë të fshehura në kanoçe shpargujsh, ndërsa arrestuan shtatë vendas dhe kanë lëshuar urdhër arreste për dy shqiptarë, tha një shef policie të shtunën.

“Kemi pasur informacion për praninë e shtetasve shqiptarë në vendin tonë, të cilët punonin si agjentë, operatorë logjistikë, për lehtësimin e transportit dhe tregtisë së drogës në portin e Roterdamit, Holandë. Kjo organizatë planifikonte gjithashtu të paguante për këtë dërgesë me monedha virtuale, në këtë rast Bitcoin”, tha César Echevarría, shef i departamentit të policisë kundër drogës.

Echevarría shpjegoi se ishin pikërisht dy shtetasit shqiptarë që  drejtonin organizatën kriminale.

Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne jemi në koordinim me Policinë Ndërkombëtare për të zbuluar  vendndodhjen e dy shtetasve shqiptarë”, shtoi ai.

Droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanoçe me shparguj që u transportuan në një kamion nga Trujillo (në veri) në Callao, ku u kap të premten, shpjegoi ai.

Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare. Përveç kësaj, ajo është, së bashku me Bolivinë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokës, lëndë e parë për kokainën, pas Kolumbisë.


Top Channel

You may also like