“Sekser i kompanisë serbe”, e quan Memli Krasniqi ambasadorin

by admin
Spread the love

“Në Kosovë nuk ka pasur skandal më të madh sesa rasti i Martin Berishajt”. Kështu vlerëson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas publikimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një rast të shpëlarjes së parave.

“Vetëm fshehja e pasurisë së tij
është e mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ka shumë ka shumë pikëpyetje si është
marrë nënshtetësia, a është bërë verifikimi tij nga agjencioni për
inteligjencë. Ai po del se është edhe sekser i GEN-I-t serb”, është shprehur
Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Është e pabesueshme t’i dilet në
mbrojtje se me çfarë sigurie dalin dhe bëhen avokatë ambasadorit, presidentja,
kryeministri, ministrja. 600 mijë euro për çfarë shërbime, edhe të jetë
ambasador edhe i angazhuar në profesione tjera. Kurrë në jetë nuk e kam ditur
që ai merret me ndërmjetësim të blerjes së energjisë”.

You may also like