Sekretari izraelit i mbrojtjes: Ne veprojmë sipas ligjit ndërkombëtar

by admin
Spread the love

Sekretari izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se forcat e Mbrojtjes të Izraelit po veprojnë sipas ligjit ndërkombëtar. 

Sipas tij IDF po përpiqet të minimizojë dëmin ndaj popullit civil në Gaza dhe të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave.

“Ne po punojmë gjithashtu me partnerë ndërkombëtarë për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare”, tha ai.

Më herët, kryepeshkopi katolik i Westminsterit, kardinali Vincent Nichols, tha për Sky News se vrasja e dy grave nga snajperët izraelitë brenda një kishe në Gaza ishte “vrasje gjakftohtë”.

Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar Izraelin se po përdor “vdekjen e civilëve nga uria si një metodë lufte” në Gaza. Izraeli në kundërpërgjigje e përshkroi HRW si “antisemite dhe anti-izraelite”.


Top Channel

You may also like