Seferi: Shqipëria mund të shkruajë historinë në Euro 2024, situatë e keqe nga bombardimet në Ukrainë

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit që luan për Vorskla-n në Ukrainë, Taulant Seferi, ka folur për situatën atje.

Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “Shqip”, Seferi theksoi se nuk ndodhen në një situatë shumë të mirë për shkak të bombardimeve.

Më tej sulmuesi shtoi se ndihet i lumtur që ka mundur të shënojë, ndërsa theksoi se qëllimi i Vorkla-s janë kupat e Europës.

Ndërsa sa i përket shortit të Shqipërisë për Euro 2024, Seferi theksoi se përfaqësuesja kuqezi ka mundësinë të shkruajë historinë.

Situata në Kiev: “Sot në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar Kievin dhe ndeshjet që duhet të luheshin atje janë shtyrë. Ne rrimë në një vend të sigurt, por situata nuk është e rehatshme. Është shumë e keqe pasi Kievi është qytet i bukur dhe po ndodhin shumë gjëra të këqija.”

Arrite të shënoje: “Trajneri ma ka dhënë besimin sepse i kam luajtur të gjitha ndeshjet, më në fund erdhi goli dhe është shumë mirë për mua. E nisëm keq kampionatin, por tani kemi marrë fitore dhe jemi shumë të lumtur dhe jam i kënaqur që më asistoi Toli, pasi me atë gol morëm tre pikët.”

Qëllimi i Vorsklës, a janë kupat e Europës? “Vorskla është një klub i madh dhe i synon kupat e Europës. Na u desh pak kohë të mësoheshim njëri me tjetrin, por pak nga pak po përshtatemi.

Sa ndryshon kampionati ynë nga ai Ukrainës? Këtu është kampionati shumë i fortë agresiv, ka shumë duele dhe intensitet në stërvitje dhe duele.”

Shorti i Shqipërisë: “Unë nuk e quaj asnjëherë short të lehtë, por janë shanse të mira që Shqipëria të shkruajë historinë dhe me këta lojtarë që kemi jam shumë besim plotë që në ndeshjet e ardhshme kombëtarja do marrë rezultate të mira.”

Xhixha: “E kam lënë në Shqipëri që ta shpallë edhe këtë sezon Tiranën kampion. Nëse do ishte për mua e kisha marrë që sot nga Shqipëria.”/ Super Sport


Top Channel

You may also like