Seferi: Një pikë nuk është keq, tani të mendojmë për Izraelin

by admin
Spread the love

Taulant Seferi shënoi ndoshta një nga golat më të rëndësishëm të karrierës së tij në Islandë me kombëtaren shqiptare. Sulmuesit të Tiranës iu besuan çelsat e sulmit, ndërsa e shpagoi duke realizuar. Ai komentoi edhe barazimin me Islandën pas ndeshjes.

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë”.

VETËBESIMI- “Besoj se kjo është nga puna që kam bërë me klubin dhe që kam marrë vetëbesimin.”

BARAZIMI- “E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli.”

GOLI- “E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë.”

You may also like