Sebastian Giovinco rikthehet në Serie A, zyrtarizohet te Sampdoria

by admin
Spread the love

Sebastian Giovinco është zyrtarisht lojtar i Sampdorias. Sulmuesi italian ka nënshkruar deri në fund të sezonit, pasi më parë kishte kaluar vizitat mjekësore.

Futbollisti 35-vjeccar ka nënshkruar deri në fund të sezonit me klubin nga Genoa, që kërkon të mbijetojë në Serie A pa probleme.

Mediat italiane raportojnë se Giovinco do të përfitojë 500 mijë euro te Sampdoria deri në fund të këtij sezoni.

Në të shkuarën sulmuesi ka luajtur në elitën e futbollit italian me Juventusin, Empolin dhe Parmën. / oversport.tv

You may also like