Seancë parlamentare me rastin e përkujtimit të 60-vjetorit nga tërmeti në Shkup

by admin
Spread the love

Kuvendi sot do të mbajë seancë, me të cilën do të përkujtohet 60-vjetori i tërmetit katastrofik, që e goditi Shkupin më 26 korrik të vitit 1963.

Më 26 korrik të vitit 1963 në orën 5 e 17 minuta ndodhi tërmeti katastrofik në Shkup, me lëkundje të lehta deri në orën 5 e 43 minuta. Jetën e kanë humbur 1.070 persona, ndërsa 3.000 të tjerë janë lënduar, ku përveç asaj, u rënuan 15.800 ndërtesa, ndërsa u dëmtuan 28.000 të tjera. Mbi 200.000 persona mbetën pa kulm mbi kokë.

Pas tragjedisë në Shkup, Kryqi i Kuq ndërkombëtar apeloi te të gjithë organizatat kombëtare të organizojnë ushqim për të gjithë fëmijët shkupjanë. Unioni ndërparlamentar porositi te të gjithë parlamentet dhe qeveritë të fillojnë mbledhjen e ndihmave për Shkupin.

Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë veprime për të planifikuar dhe në një kohë afatgjate të ndihmojnë qytetin e shkatërruar.

Pas kësaj seance, Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 121-të.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like