Seancë e tre komisionive kuvendore

by admin
Spread the love

Sot në Kuvend do të mbahen seanca të Komisionit për Shëndetësi, Komisionit për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Komisioni për Shëndetësi do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

Komisioni për Vetëqeverisje Lokale do të diskutojë për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit – Rëndësia e Vetëqeverisjes Lokale dhe Zhvillimi Rajonal.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar.

Në Kuvend, gjithashtu do të mbahet edhe takim i Këshillit kombëtar për Integrime evropiane me pjesëmarrësit e Forumit për diplomaci kulturore.

Tema e forumit është “Promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, mirëkuptimit kulturor dhe paqe përmes diplomacisë kulturore”.

The post Seancë e tre komisionive kuvendore appeared first on Shqip.

You may also like