Seanca e Kuvendit fillon me përplasje mes Ilire Dautit dhe Talat Xhaferit

by admin
Spread the love

Dita e dytë e seancës për zgjedhjen e Qeverisë nisi me konfrontim mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit dhe deputetes së Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti, raporton SHENJA.

Ajo u ankua se listën për të marrë fjalën, kryetari e ka ndryshuar, gjegjësisht nuk kanë vazhduar aty ku kanë ngelur dje, duke pasë parasysh se është e njëjta seancë. Poashtu e akuzoi se ASH nuk ju dha fjala edhe pse seanca duhej të përfundonte gjysmë ore më vonë, pasi lista e deputetëve që kishin kërkuar të flasin kishte arritur deri në 14, kurse ASH ishte e 15-ta.

“Vetë kryetari i Kuvendit e pranoi se mbrëmë kanë qenë 14 deputet që kanë diskutuar, në listën që secili prej jush e keni. Qartë tregon se kanë përfunduar 14 dhe i radhës është i 15, gjegjësisht Aleanca për Shqiptarët. Nëse ju mbani rend për paraqitje të deputetëve mbrëmë kishit mundësi seancën ta vazhdoni deri në orën 19:00, siç u kordinuam, por e mbaruar gjysëm ore më herët. Edhe sot e bëni të njejtën, në web faqen seanca duhej të fillonte në orën 11, ndërsa ju filluat jo në 12:00, por në 12:30”, ka deklaruar Ilire Dauti, deputete e ASH-së.

Kryetari Xhaferi ju kundërpërgjigj se oraret për nisje dhe ndërprerje të seancës i cakton kryetrari i Kuvendit.

 “Sa i përket punës së Kuvendit, orën e  cakton kryetari i Kuvendit, seancën e ndërpret kryetari i Kuvendit. Neni 81, paragrafi 5, kohën për ndërprerjen dhe nisjen e seancës e cakton kryetari i Kuvendit. Kur ju thërras të vini në ora 11:00, ju vini në 12:00”, tha Talat Xhaferi. /SHENJA/

You may also like