S’e kushtëzoj, por mos të më sjellë zorraxhi në shtëpi

by admin
Spread the love

Krist Aliaj dhe Keisi Meidini duket se do të jenë çifti i dytë i këtij edicioni të dytë në Big Brother VIP Albania pas çiftit Luiz-Kiara. Çdo ditë që kalon, dyshja duken gjithnjë e më të afërt me njëri-tjetrin, teksa nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet.

Mirëpo, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënia mes dy të rinjve po komentohet shumë nga fansa të çiftit dhe jo vetëm. Një koment ka pasur së fundmi edhe babai i Keisi Mejdinit, këngëtari shumë i njohur shqiptar, Sabiani.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai i ka dhënë një mesazh bijës së tij, Kejsit, ku flet për dhëndrin e tij të ardhshëm. Sabiani thotë se ai nuk e kushtëzon të bijën për asgjë, mirëpo në shtëpinë e tij, nuk do që ajo t’i sjellë zorraxhi.

“Babi s’e kushtëzon për asgjë, vetëm zorraxhi s’dua në shtëpi” – thotë Sabiani, ndërsa nuk dihet nëse kjo video shkon për marrëdhënien e fundit të Kejsit me Kristin.

You may also like