“Se ajo fle zbuluar…”, edhe në këtë datëlindje të Xhemit, urimi i Arbanës tregon shumë për marrëdhënien e tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Prej vitesh shoqe, moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani nuk na i kursejnë asnjëherë fotot bashkë e shpesh edhe postimet që na shkrijnë së qeshuri.

Dhe një i tillë, nuk mund të mungonte në datëlindjen e Xhemit, ku urimi i Arbanës ishte sërish ai më i veçanti.

Ajo ka postuar këtë mëngjes një video, ku ka përmbledhur disa nga momentet e tyre së bashku, që nga kafet e tyre të mëngjesit, drekat, udhëtimet. Por, sigurisht (e pritshme nga shoqet e ngushta) nuk kishte si të mungonin edhe momente “të çmendura”, si për shembull video në makinë, ku Arbana duket e përgjumur, ose foto me maskat për kujdesin e lëkurës. Pa dyshim më funny është momenti kur Xhemi përpiqet të hedhë nga gota në shishe verën që i kishte mbetur dhe Arbana që “mban” ballin me dorë për gjestin e shoqes së saj.

“e pra ta marrin vesh te gjithe qe ca me tepron, e marr ne shtepi. të dua pana”, shkroi Xhemi krahas videos, referuar momentit që na shkriu së qeshuri.

Kënga që shoqëron videon është “Ëngjëj” e Ylli Limanit, të cilin Arbana ka treguar se e ka një ndër të preferuarit.

“Gëzuar ditëlindjen Chemi im, më mungon dhe të dua”, shkruan Arbana krahas videos, që ka marrë qindra komente që i komplimentojnë e urojnë për shoqërinë shumëvjeçare.

Gjithashtu, Arbana ka postuar në Instastory një pjesë të fotove që janë edhe në video, mirëpo Xhemi ka shkruar me humor: “Ta paça borxh”.


You may also like