Schweinsteiger: Faleminderit Ibrahimovic, mbajte hapur luftën për titull

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic luajti një rol kryesor në fitoren që Milani arriti kundër Lazios në minutat e fundit. Suedezi me asistin e tij për Tonalin solli edhe golin e avantazhit, ndërsa këtë gjë e ka përshëndetur edhe mesfushori gjerman, Bastian Schweinsteiger.

Përmes një postimi për Twitter ai shpjegoi edhe lëvizjen e Ibrës dhe sa i rëndësishëm ishte te goli. Më shumë se sa me asistin ai analizoi lëizjet e sulmuesit suedez.

“Zlatan mban hapur luftën për titull në Itali. Jo vetëm që asisti i tij ishte vendimtar për golin, ishte lëvizja e tij dhe mënyra si mbylli hapësirën e portierit, përpara se Rebic të fitonte topin. Këto janë detajet e vogla që bëjnë diferencën! Faleminderit Ibrahimovic”, shkruhej në postimin e Schweinsteiger. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Twitter

You may also like