Schwarzenberg: Në të ’80-at, kosovarët m’i tregonin lëndimet nga prerjet e serbëve

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg, ka thënë se politika e çmendur e Sllobodan Millosheviqit bëri që Kosova të pavarësohej.

Në një intervistë për median çeke “Pravo”, Schwarzenberg duke folur për krahasimet mes luftën në Ukrainë dhe asaj në Kosovë, ka thënë se ky krahasim nuk është i saktë.

“Ky nuk është interpretimi mjaft i saktë. Perëndimi nuk do ta kishte njohur kurrë Kosovën nëse Millosheviqi nuk do të kishte bërë politikë të çmendur dhe do të fillonte të bënte atë që ne e quajmë transferim, por është dëbim. Perëndimi ndërhyri vetëm pasi imazhet e njerëzve të pakënaqur që dëboheshin nga shtëpitë e tyre u shfaqën në televizionin amerikan”, tha Schwarzenberg, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tregoi se si gjatë viteve të ’80-ta ka qenë i përfshirë në Kosovë, ku thotë të ketë takuar shumë kosovarë të cilët ia kanë treguar atij shenjat në trup nga dhuna e serbëve.

“Jam i vetëdijshëm se konflikti ishte kompleks dhe jo i njëanshëm dhe të dyja palët kanë pjesën e tyre të fajit. Unë personalisht kam qenë i përfshirë atje në vitet ’80. Aty takohesha me kosovarë dhe më kujtohet mirë se si disa prej tyre i hoqën këmishët dhe më tregonin kurrizin e gjakosur nga prerjet që ua kishin shkaktuar serbët. Por kam parë edhe shtëpi e stalla serbe të djegura”, deklaroi më tej ai.

“Siç them unë, sikur Millosheviqi të mos kishte kryer mizori, Perëndimi nuk do të pranonte kurrë ndarjen, por nuk ka dyshim se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një grup i mirë”, tha ndër të tjera ish-ministri çek, Schwarzenberg.

Në fund, ai tha se Çekia ishte ndër vendet e fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës. /Klankosova.tv

You may also like