Schalke 04 mban premtimin, e largon sponsorin rus nga fanella

by admin
Spread the love

Klubi gjerman i futbollit Schalke 04 njoftoi së fundmi se do të heqë nga fanella kompaninë ruse të gazit Gazprom, si sponsor kryesor, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe në ndeshjen e sotme e realizuan këtë premtim.

Edhe pse në një situatë të vështirë financiare, klubi i famshëm nga Gjermania vendosi të jetë parimor pavarësisht parave që fiton nga gjiganti rus.

Klubi njoftoi se do të ndërpresë kontratën me Gazprom, ndërsa sot e realizoi atë premtim dhe e tërhoqi emrin e këtij sponsori nga fanellat.

Në vend të logos së Gazprom, shkruhej vetëm Schalke 04.

Ndeshja e sotme jashtë fushe kundër Karlsruher përfundoi me rezultatin 1:1, me Schalke që ra në pozitën e pestë me 41 pikë, tre më pak se St. Pauli që është i pari.

You may also like