Scaloni: Nuk është një sfidë Messi-Mbappe, shpresoj që Leo të largohet me trofe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Argjentina kërkon të ngrejë nesër në qiell trofeun e Kupës së Botës për herë të parë pas 36 viteve. Ecuria e Albiceleste në këtë edicion ka qenë vërtetë mbresëlënëse, ku faktor kryesorë është dhe trajneri Lionel Scaloni. Ky i fundit ka dalë në konferencë për shtyp në prag të finales së nesërme kundër Francës.

“Është një ndeshje ku do të ketë shumë lojtarë të fortë në fushë, dhe për këtë arsye shumë do kenë mundësinë ta vendosin atë. Për sa i përket Mbappe, ai ndalohet me punë ekipore dhe jo individuale. Ne do të përballemi me Francën, e cila ka lojtarë me të vërtetë cilësorë.” – tha fillimisht tekniku 44-vjeçar.

“Messi tha se do të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupën e Botës. Kështu që unë shpresoj që ai të fitojë dhe pastaj të thotë lamtumirë duke ngritur kupën. Kjo do të ishte faza më e mirë e mundshme që ai të thotë lamtumirë.”

“Për sa i përket formacionit, kam menduar një të tillë që mendoj se mund t’i krijojmë më shumë probleme Francës. Një klishe thotë se finalet nuk luhen por fitohen. Unë mendoj se para së gjithash duhet luajtur finalet duke ditur se sa probleme mund t’ju shkaktojë një kundërshtar.” – përfundoi Lionel Scaloni. /oversport.tv

Foto: Selección Argentina, Twitter

You may also like